Edhe këtë vit Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) e bëri të mundur pjesëmarrjen e Kosovës në panairin më të madh për teknologji të informacionit dhe telekomunikimit, CeBIT 2012, i cili do të mbahet në Hannover të Gjermanisë nga 6 deri më 10 mars 2012.
CeBIT është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për industrinë digjitale.

Lexo më tej...

Projekti ICT-KOSEU i financuar nga korniza e shtatë e programit  të Komisionit Evropian, ka për qëllim që të mbështesë Kosovën, në përkrahjen financiare  për projekte hulumtuese dhe zhvillimore  në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikimit.

Projekti ICT -KOSEU
në vazhdën e aktiviteteve të tij, organizon një trajnim dy ditor më 23 dhe 24 shkurt 2012, në përpjekje për të gjetur mundësitë  për ICT Call 9 të FP7, i cili është i hapur deri më 17 prill të këtij viti.

Lexo më tej...

i financuar nga programi FP7 ICT i Komisionit Evropian do të mbajë një prezantim publik lidhur me mundesitë
e financimit të projekteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë për “ICT Call 9” të
FP7. Kjo ngjarje organizohet si rezultat i bashkëpunimit të South East European Research Centre (SEERC,
www.seerc.org), koordinator i projektit, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shoqata për
Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe Universiteti I Prishtinës (UPR), si dhe
partnerët Evropianë si European Business Associates (Itali) dhe URSIT (Bullgari).
Programi
Kjo punëtori ka për qëllim sigurimin e asistencës së nevojshme në leximin e përshkrimit dhe objektivave
të “ICT Call 9” dhe informatave se si mund të marrim pjesë në projektet e FP7 si konsorciume me partnerë
ndërkombëtarë..
Punëtoria mbahet të enjten me 12 janar 2012 në ora 16:00 - 20:00 në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë dhe ka për qëllim të ofroj:
Një informatë mbi projektin ICT-KOSEU dhe se si kërkuesit shkencor në vend mund të përfitojnë duke
qenë të involvuar në FP7.
Një pasqyrë të programit të FP7 dedikuar lëmisë së TIK: FP7 ICT Work Programme.
Një përshkrim të ftesës së rradhës të FP7 për aplikim me projekte në lëminë e TIK: FP7 ICT Call 9.
Një sesion trajnues se si shkruhen propozimet për aplikim në projekte të FP7 ICT.
Regjistrimi
Pjesëmarrja në këtë ngjarje është pa pagesë, megjithatë ju duhet të mbushni formularin e regjistrimit dhe ta

dërgoni te This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it deri më 06 janar 2012. 

Me datën 12 janar 2012 projekti “ICT- KOSEU: Dialogue and Cooperation Between EU & Kosovo in ICT R&D “ i financuar nga programi FP7 ICT i Komisionit Evropian do të mbajë një prezantim publik lidhur me mundesitë e financimit të projekteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë për “ICT Call 9” të FP7.

Lexo më tej...